Categories BOTA

“Goditje Shengenit”, Holanda njofton BE-në: Do të rikthejmë kontrollet kufitare

Qeveria holandeze njoftoi këtë muaj Bashkimin Europian se nga fillimi i dhjetorit do të pezullojë traktatin e Shengenit dhe do të rivendosë kontrollet në kufijtë e saj për 6 muaj.

– Advertisement –

“Komisioni mori një njoftim nga autoritetet holandeze për rikthimin e kontrolleve kufitare nga 9 dhjetori deri më 8 qershor 2025. Si gjithmonë, Komisioni do të vlerësojë njoftimin dhe do të qëndrojë në kontakt të ngushtë me autoritetet”, tha zëdhënësja e Komisionit të BE-së gjatë konferencës ditore për shtyp.

“Ne duam ta bëjmë Holandën sa më jo-tërheqëse që të jetë e mundur”, tha ministri për Migracionin dhe Azilin, Marjolein Faber, një anëtar i Partisë nacionaliste dhe anti-Islame të Lirisë, të themeluar nga Geert Wilders.

Edhe Norvegjia, e cila tashmë po kufizonte lëvizjen e lirë të njerëzve, vendosi të zgjasë ndalimin e marrëveshjes së Shengenit deri më 1 dhjetor.

Ministrja e Drejtësisë, Emilie Mahn tha se kjo masë po zgjerohet në përpjekje për të siguruar mbrojtje më të madhe të qytetarëve nga aktet e mundshme të terrorizmit.

Ndalesa e parë hyri në fuqi më 1 tetor. Norvegjia është një nga vendet jashtë BE-së (të tjerat janë Zvicra dhe Islanda), që kishte nënshkruar marrëveshje të lëvizjes së lirë me Evropën.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *