Drejtori i Klinikës për Fëmijë në Shkup, Rexhep Memedi tha se tash e së paku 7 vite, nuk funksionon pompa kryesore që siguron ujë për shuarje të zjarrit në reparte të ndryshme të Klinikës.
“Kjo pompë, ky hidrofor, ky është hidrofor që është montuar prej në fillim, kur është ndërtuar Klinika, siguron shtypje të lartë të ujit për hidrantët në çdo repart, janë hidrantë për shuarje të zjarreve. Në rast zjarri, kemi hidrant në çdo repart dhe mund ta shfrytëzojmë atë hidrant për të shuar zjarr. Kjo është pompa që ka siguruar shtypje të lartë, mirëpo, gati ka 7-8 vite, kjo pompë është jashtë përdorimit, është larguar edhe nga montimi i sistemit të gypave”, theksoi Memedi.
“Në rast zjarri ne nuk kemi ujë në hidrantët për të shuar zjarr”, tha Memedi duke shtuar se dhomat janë të furnizuar me të ashtuquajturit pep aparate për shuarje të zjarrit, mirëpo sistemi qendror, nuk punon.
Memedi premtoi se deri në janar të vitit të ardhshëm, do të sigurohet sistem i ri në pjesën e ujit në këtë Klinikë. (tv21)