LSDM-ja sot do ta mbajë Kongresin e 30-të, ku pritet të zgjidhet kryesia e re e partisë, përkatësisht anëtarët e rinj të organeve më të larta, si dhe Këshilli Qendror dhe Mbikëqyrës.
Zëdhënësja e partisë, Bogdanka Kuzeska, dje informoi se kongresi do të ketë një pjesë të hapur dhe punuese, ndërsa do të diskutohet për politikat e ardhshme të partisë.
Sipas njoftimit, pjesa e parë e kongresit do të jetë pjesa e hapur, ku do të flasë kryetari i partisë, Venko Filipçe.
Kongresi duhet të fillojë në orën 13:00 në hotelin “Aleksandar Palas” në Shkup.