Categories VENDI

Ibrahimi: A është i gatshëm Ali Ahmeti të garantojë se nuk ka hyrë në dhomën 161 dhe nuk ka qenë i gatshëm ta dorëzojë Kërçovën?

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, mbrëmë gjatë një takimi në
Kërçovë, adresoi akuzat e opozitës se koalicioni VLEN ka hyrë në qeveri
me një marrëveshje që përfshin kompromisin për Kërçovën. Në fjalimin e
tij, Ibrahimi i hodhi poshtë këto pretendime, duke e cilësuar si shpifje
dhe spekulim politik.

“Ju garantoj me përgjegjësinë më të lartë se kjo nuk ka ndodhur.

Kërçova nuk është pjesë e asnjë marrëveshjeje të fshehtë apo të hapur.

Alternativa në kuadër të koalicionit VLEN, ka hyrë në qeveri me qëllimin
e vetëm për t’u shërbyer qytetarëve dhe për të mbrojtur interesat e
tyre,” theksoi Ibrahimi.

Në vijim, ai drejtoi një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj liderit të BDI-së,
Ali Ahmeti, duke e pyetur nëse edhe ai mund të japë një garanci të
ngjashme:

“A është i gatshëm Ali Ahmeti të garantojë se nuk ka hyrë në dhomën 161
dhe nuk ka qenë i gatshëm ta dorëzojë Kërçovën?”

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *