Categories VENDI

“Gëzuar nga zemra ditën e pavarësisë së Shqipërisë”, Ahmeti uron 28 Nëntorin

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar Shqipërinë në ditën e Pavarësisë së tyre.

Ahmeti thotë se ky 112-vjetor kujton përpjekjet për liri, barazi, pavarësi, flamur e gjuhë.

“Të dashur vëllezër e motra bashkatdhetarë, ju uroj nga zemra ditën e flamurit dhe të pavarësisë së Shqipërisë. Ky përvjetor i 112-të i ditëve më të shenjta të kombit tonë shqiptar na përkujton që përpjekjet për liri, barazi, pavarësi, flamur, gjuhë janë të përditshme dhe angazhimet tona nuk duhet ti ndalim asnjëherë, për arsye se liria nuk është një destinacion, por një rrugëtim i përhershëm dhe i pandalshëm.  Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *