Kreu i PD-së, Sali Berisha është shprehur se nëse Ismail Qemali do të zgjohej sot, nuk do të njihte asgjë nga Shqipëria.
Përmes një konference për mediat, Berisha tha se Shqipëria sot është vite e vite dritë larg nga ajo e para 112 viteve.
“Ju përshëndes shumë, dhe një përshëndetje të përzemërt.
Sot unë kam një urim nga zemra për të gjithë qytetarët e Vlorës, për të gjithë shqiptarët, Gëzuar festën e Festave, datën e lindjes, datën e re të lindjes së Shqipërisë moderne, ditën e Pavarësisë.
Një ditë kjo në të cilën Ismail Bej Vlora, me një vizion gjenial dhe në kushte tërësisht të kundërta me ëndërrën e tij dhe të shqiptarëve, ngriti në Vlorë flamurin e Skëndërbeut, shpalli Pavarësinë në një akt shpëtimtar të ekzistencës së Shqipërisë, por edhe të kombit shqiptar.
Të dashur miq!
Ismail Bej Vlora dhe etërit e tjerë të pavarësisë po të zgjoheshin sot, nuk do të njihnin asgjë nga Shqipëria në të cilën ata shpallën pavarësinë.
Shqipëria është vite e vite drite larg.
Por nëqoftëse në rrafshin material, fizik, ndryshimet janë vite drite larg, përsëri për fatin jo të mirë, ngjashmëritë janë të pashmangshme.
Pas shpalljes së Pavarësisë, vrapuan të ja merrnin pavarësinë Shqipërisë.
Përzunë nga vendi babain e pavarësisë. Firmosën traktate për zhdukjen e saj. Shqiptarët krijuan principata në shërbim të të huajve.
Hodhi shqiptare u dyndën drejt Vlorës për të përzënë Ismail Qemalin dhe kundra tij”, tha Berisha.