Categories SHOWBIZZ

Luiz Ejlli emocionon ndjekësit me performancën e veçantë për 28 Nëntor

Këngëtari i dashur për publikun, Luiz Ejlli, ka uruar Ditën e Flamurit duke kënduar himnin e njohur patriotik të Gjergj Fishtës, që përmban vargjet “Bini toskë e bini gegë”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Luizi uroi të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, duke shkruar:

“Gëzuar ditën e Flamurit. Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët kudo që janë”.

Përveç urimit, ai interpretoi me pasion një nga këngët më të fuqishme të traditës shqiptare, duke rikujtuar rëndësinë e bashkimit kombëtar dhe krenarinë për flamurin kuq e zi.

Kjo këngë, bazuar në vargjet e Fishtës, është një himn i fuqishëm që frymëzon shqiptarët dhe evokon historinë e lavdishme të kombit.

Performanca e tij emocionoi ndjekësit, të cilët e pëlqyen shumë videon e Luizit të publikuar në “Instagram”. Gjithashtu përmes komenteve, ata uruan 112 vjetorin e Pavarësisë.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *