TV21 merr vesh se aksioni i kësaj mbrëmjeje në Çair dhe Haraçinë ka të bëjë me pjesëtarë të grupeve nga Duqanxhiku dhe Haraçina. Jozyrtarisht, anëtarët e këtyre grupeve janë kapur përmes të ashtuquajturës “masa Pi”, ndërsa në bisedat me inspektorë të MPB-së kanë pranuar se kanë kryer disa prej vrasjeve që janë bërë periudhën e fundit në Shkup.
Siç raporohet, ky aksion është dashur të zhvillohet të martën, por në momentin e fundit kanë nisur të dalin informacione nga struktura të MPB-së, andaj është bërë strategji e re për aksion të shpejtë, që u realizua mbrëmjen e kësaj të diele.
Për më shumë ndiqni lajmet e TV21 në web dhe rrjete sociale.