Categories VENDI

A do të shkaktojë Grubi lëkundjr brenda FE-së?Aziri: Kjo e njollos koalicionin por nuk e pengon funksionimin

Si do të ndikojnë ndodhitë me Grubin në marrëdhëniet mes partnerëve të koalicionit në FE? Ish zv/kryeministri u vendos në listën e zezë amerikane dhe pas ngritjes së akuzës kundër tij për rastin Mashtrim në Lotarinë shtetërore u arratis dhe për këtë është lëshuar fletarrest ndërkombëtar. A mund kjo të shkaktojë lëkundje serioze brenda koalicionit. Elmi Aziri, nënkryetar i ASH-së që është pjesë e FE-së, në Daily Click tha se të gjitha këto e njollosin koalicionin, por nuk do të ndikojnë në kauzën e frontit.

Ndërkohë, vazhdojnë përplasjet ndërpartiake dhe akuzat për atë se kush është fajtori për arratisjen e Grubit. Nga LSDM drejtpërsëdrejti gishtin e drejtojnë drejt ministrit të brendshëm Pançe Toshkovski duke thënë se ai është fajtor duke pohuar se ai personalisht i ka zgjedhur policët që ishin në kufirin me Kosovë. Nuk bëhet fjalë për lëshim por për aksion të koordinuar që t’i mundësohet Grubit të arratiset, akuzojnë nga partia opozitare dhe kërkojnë dorëheqje nga Toshkovski.

Nga VMRO-DPMNE e akuzojnë LSDM-në se gjatë qeverisjes së tyre dinin për krimet e Grubit, por nuk kanë reaguar me qëllim që, siç thonë, të mos bie qeveria.

Artan Grubi të dielën u arratis nga vendi në kufirin Bllacë edhe pse duhej të ndalej për shkak se për të kishte masë “ndaloje menjëherë dhe njofto”. MPB ka marrë masa disiplinore kundër 4 nëpunësve policorë ndërsa një prej tyre është suspenduar.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *