Categories VENDI

Mashtrim i ri, qytetarët porositen të mos hapin mesazhe të dërguara nga Posta e Maqedonisë

Mashtruesit po prezantohen sikur janë nga Posta e Maqedonisë dhe dërgojnë mesazhe “SMS” për të mashtruar qytetarët dhe nxjerrjen e mjeteve financiare. Në këtë sulm fishing, mesazhet përmbajnë lidhje që çojnë në një faqe interneti të rreme. Në faqe, viktimave u kërkohet të fusin të dhënat personale dhe të kartës së pagesës, transmeton Portalb.mk.

Faqja e internetit është jo e sofistikuar, pa verifikim të të dhënave të futura dhe është regjistruar së fundmi, çka tregon shpejtësinë me të cilën veprojnë mashtruesit.

Ky sulm ka për qëllim ekskluzivisht përdoruesit nga Maqedonia, pasi faqja njeh dhe lejon qasje vetëm në adresat IP nga Maqedonia.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes dhe të mos vendosin të dhëna personale në linqe të panjohura. Ky është një shembull tjetër i tentativës së mashtrimit, me qëllim të shkaktimit të humbjeve financiare ndaj të pakujdesshëmve”, thonë nga Posta e Maqedonisë.

Kjo është e disata herë (me 05 dhjetor, 14 nëntor dhe me 19 nëntor), me ç’rast edhe atëherë bëhej thirrje për kujdes.

Kujtojmë se edhe gjatë muajit shtator të këtij viti, qytetarët ishin shënjestër e një mashtrimit për vjedhjen e të dhënave personale. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se qytetarët merrnin e-maile në emër të drejtorit të Byrosë për Siguri Publike (BPS), Sasho Tasevski, i cili dukej si ftesë në gjykatë.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *