Drejtoria e Doganave ka shpërndarë raportin javor, ku njoftohet se doganierët në pikën kufitare “Tabanoc”, kanë konfiskuar 4 turbokompresorë, përcjell TV21. Turbokompresorët janë gjetur te një shtetas i Serbisë.
“Shërbimi i skanerit mobil gjeti katër turbokompresorë për automjete pasagjerësh dhe mallrash në kanatat e një kamioni. Produktet e padeklaruara janë zbuluar në automjetin me targa të Serbisë, i drejtuar nga një shtetas serb, i regjistruar për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Tabanoc”, thuhet në njoftimin e Doganave./tv21.tv