Një bombol gazi ka shkaktuar zjarr në një shtëpi në Kumanovë, një boler i djegur ka përfshirë edhe konstruksionin e kulmit të një shtëpie në Çerkez, njoftojnë sot Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave Kumanovë
“Zjarrfikësit kanë ndërhyrë në një bombol gazi të djegur në një shtëpi familjare në rrugën “Narodna Revolucija”. Është intervenuar në orën 10:20 me një veturë dhe pesë zjarrfikës dhe është përfshirë një dhomë e objektit dhe është bërë dëm material, i cili ende nuk është konstatuar”, thonë nga QMK.
Zjarri është lokalizuar dhe fikur në orën 11:20.
Ndërhyrja e dytë është bërë nga shpërthimi i një zjarri në një boler në shtëpi në fshatin Çerkezë në orën 16:25-17:25.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me një ekip. Zjarri ka përfshirë dhe dëmtuar strukturën e çatisë së objektit, ende nuk dihet shkaku dhe sasia e dëmit material.