Categories VENDI

Një parazit i rrezikshëm është gjetur në peshqit e ngrirë, kujdes!

Peshku i ngrirë i llojit merluc me afat deri më 8 janar 2026 po tërhiqet nga shitja, njoftoi Konzum në Kroaci, duke theksuar se produkti i tyre i njohur osliq, duhet të tërhiqet nga gjitha vendet ku është i eksportuar.

“Nëse keni blerë një paketim të tillë, jeni të lirë ta ktheni atë në çdo dyqan dhe të merrni një rimbursim për të. Jemi në dispozicionin tuaj për çdo pyetje dhe sugjerim shtesë”, njoftoi Konzum konsumatorët e saj.

Javën e kaluar, faqja e internetit “Hello Inspector” raportoi se paraziti Anisakis (krimba) u zbulua në merlucin e ngrirë. Është një parazit i gjinisë Anisakis që jeton në zorrët e peshkut. Nëse peshku nuk është gatuar siç duhet, ai mund të zhvillohet në zorrët e njeriut, transmeton Index.(INA)

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *