Orizi mund të shkaktojë helmim nga ushqimi nëse nuk ruhet dhe nuk trajtohet siç duhet pas gatimit. Bakteria Bacillus cereus që mund të gjendet në orizin e papërpunuar mund të mbijetojë edhe pas zierjes dhe të shkaktojë helmim kur orizi ruhet në kushte të pasigurta. Kjo është arsyeja pse është thelbësore të shmangni lënien e orizit në temperaturën e dhomës për periudha të gjata pas gatimit.
Për të minimizuar rrezikun, është mirë të:
- Shërbeni orizin menjëherë pas gatimit.
- Nëse ka mbetur, vendoseni sa më shpejt në frigorifer, jo më vonë se brenda një ore.
- Përdorni orizin e mbetur brenda 24 orëve dhe sigurohuni që të nxehet shumë mirë kur ta ringrohni, sipas Shërbimi Kombëtar i Shëndetit të Anglisë, NHS.
- Mos e ringrohni orizin më shumë se një herë.
Këto masa të thjeshta do të ndihmojnë për të parandaluar helmimet dhe për të siguruar që ushqimi të jetë i sigurt për t’u konsumuar.
/vizionplus.tv