Categories VENDI

Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës në konferencë të Komitetit ushtarak të NATO-s

Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjeneral-majori Sashko Lefçinski, prej sot do të marrë pjesë në konferencën e rregullt të Komitetit ushtarak të NATO-s në formatin e shefave të Shtatmadhorive të vendeve-anëtare të NATO-s.

Në këtë konferencë në ditën e parë do të realizohen sesione me shefat e vendeve-anëtare të NATO-s, në të cilat do të diskutohet për më shumë tema, ndër të cilat për gjendjen e sigurisë në zonën e përgjegjësisë të Aleancës dhe gatishmërinë për mbrojtje dhe përgjigje, modernizim dhe interoperabilitet të Aleancës së NATO-s, kontributin ndaj stabilitetit dhe sigurisë, kërcënimeve, rreziqeve dhe sfidave.

Siç njoftuan nga Shtatmadhoria e Armatës, gjatë ditës së dytë do të realizohen sesione me partnerët, në të cilat do të diskutohet për gjendjen globale të sigurisë dhe të ardhmen e partneritetit në pjesën e bashkëpunimit të sigurisë dhe menaxhimin e krizave. Ndër të tjera, do të bisedohet edhe për tema më të gjera si: ndryshimet klimatike, siguria e ushqimit dhe energjisë, migrimi i parregullt, krimi i organizuar dhe ndikimi i aktorëve jo shtetërorë në siguri.

Gjenerali Lafçinski, siç është paralajmëruar, do të realizojë edhe vizitë zyrtare në Komandën supreme aleate të NATO-s për operacionet në Mons, Belgjikë, me ç’rast do ta vizitojë edhe delegacionin e vendit tonë në NATO të sistemuar në Mons dhe Bruksel dhe eprorët e shtabeve të sistemuar në strukturën komanduese të NATO-s.

Autoriteti më i lartë ushtarak i Aleancës së NATO-s, Komiteti ushtarak në format të shefave të Shtatmadhorive takohen dy herë në vit në selinë e NATO-s në Bruksel, ndërsa një herë në vit mbahet në njërin nga vendet-aleat në bazë rotacioni. /MIA

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *