Categories VENDI

BDI akuzon Andonovskën për largimin e shqiptarëve nga ISHP-ja

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim thonë se drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonovska po ndjek një qasje të hapur diskriminuese me qëllim të nënshtrimit dhe përjashtimit të shqiptarëve nga ky institucion. BDI kërkon nga institucionet kompetente që të ndërmarrin masa.

“Kontrolli i jashtëzakonshëm i Inspektoratit Administrativ Shtetëror, i iniciuar mbi një parashtresë anonime me përmbajtje tendencioze dhe antishqiptare, nuk është asgjë tjetër veçse një përpjekje e orkestruar për të larguar punonjësit shqiptarë dhe për të krijuar një ambient ku ata trajtohen si qytetarë të rendit të dytë. Që nga dita e parë në detyrë, Andonovska ka demonstruar hapur qëllimin e saj për të reduktuar praninë e shqiptarëve në këtë institucion, duke nisur me largime nga pozitat udhëheqëse, izolim në zyra të veçanta dhe trajtim të pabarabartë në organizimin e punës. Kjo politikë përjashtuese është e papranueshme dhe përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj barazisë dhe kohezionit shoqëror”, thonë nga BDI.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *