Categories VENDI

Ministria e Financave-Maqedoni: Është shlyer euroobligacioni i 2018-ës, në vlerë prej 500 milionë eurove

Ministria e Financave kumtoi se sot ka shlyer euroobligacionin e emetuar në vitin 2018, në vlerë prej 500 milionë eurove.

Mjetet për servisimin e këtij detyrimi, i cili maturoi më 18 janar të vitit 2025, u siguruan nëpërmjet huasë nga Banka Eksport Import e Hungarisë, me kushte të favorshme me interes prej 3.25%, me afat shlyerjeje prej 15 vjetësh, duke përfshirë periudhën grejs prej 3 vitesh.

“Me qëllim që të sigurohen mjete me shpenzime më të ulëta për pagesën e këtij euroobligacioni, u nënshkrua Marrëveshja e huasë me Bankën Eksport-Import nga Hungaria. Me anë të kushteve me të cilat i siguruam këto mjete, u bënë kursime në buxhet mbi bazën e interesit dhe provizioneve. Do të vazhdojmë me politikat e servisimit të rregullt dhe në kohë të detyrimeve dhe sigurimin e mjeteve me kushte më të favorshme”, theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska dhe shtoi se në vitin 2025 filluam me financat publike stabile dhe likuide që do të sigurojnë servisim të rregullt dhe në kohë të detyrimeve.

Vendi deri më tani ka emetuar 9 euroobligacione, gjashtë prej të cilave tashmë janë paguar dhe në vitet në vijim maturojnë për pagesë edhe 3 euroobligacione të tjera të emetuara në vitin 2020, 2021 dhe 2023 në vlerë të përgjithshme prej 1.9 miliardë eurove.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *