Categories BOTA

Gjermania ashpërson rregullat për emigrantët/ Reagon Merkel: Partitë duhet të bashkëpunojnë në bazë të ligjit europian

Deklarata e shtetit gjerman lidhur me ndryshimet në pranimin e emigrantëve ka nxitur diskutime dhe këndvështrime të ndryshme kundrejt kësaj klauzole. Njëkohësisht emigrimi mbetet tema mbizotëruese në fushatën zgjedhore gjermane përpara votimit më 23 shkurt, pasi një sërë sulmesh i atribuohen të dyshuarve me prejardhje emigrantësh.

Ditën e sotme ka reaguar ish- kancelarja gjermane Angela Merkel e cila ka kritikuar drejtpërdrejt pasardhësin e saj si lider i CDU, Friedrich Merz  për miratimin e propozimeve me ndikim të gjerë për emigracionin dhe azilin me mbështetjen e së djathtës ekstreme.

Gjatë deklaratës së saj, Merkel u shpreh se partitë demokratike duhet të punojnë së bashku përtej barrierave politike, por me ndershmëri dhe në bazë të ligjit për të parandaluar sulme të tilla të mëvonshme.

“Unë besoj se është e gabuar. Është e nevojshme që të gjitha partitë demokratike të punojnë së bashku përtej kufijve politikë partiakë dhe në bazë të ligjit europian të zbatueshëm për të bërë gjithçka që duhet për të parandaluar sulme të mëtejshme si ato në Magdeburg dhe Aschaffenburg”, theksoi ajo.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *