Mijëra studentë që u nisën pardje (enjte) në mëngjes nga Beogradi arritën mbrëmë vonë në Novi Sad, ku u pritën nga kolegët e tyre, por edhe nga shumë qytetarë të tjerë.
Siç raporton nova.rs, bulevardi Mihajlo Pupin, që çon në Urën e Varadinës, është plot me njerëz, pothuajse deri te ndërtesa e Banovinës.
Qytetarët kanë lënë një hapësirë të lirë që studentët të mund të kalojnë. Përmes kësaj rruge parakaluan edhe studentët e Universitetit të Novi Sadit, të cilët po i presin kolegët e tyre nga Beogradi.
Uz pratnju klavira, okupljeni na Trgu slobode pevaju “Ne lomite mi bagrenje” pic.twitter.com/whh7PLuXrU
— Autonomija Info (@autonomijandnv) December 31, 2024
Në mes të Urës së Varadinës, mbi një tapet të kuq, simbolikisht u takuan dy studentë nga Beogradi dhe Novi Sadi, duke shkëmbyer flamujt e dy universiteteve.
Studentët nga të dy qytetet po marshojnë së bashku drejt Stacionit të Trenit, ku do të nderojnë viktimat e shembjes së strehës më 1 nëntor të vitit të kaluar, kur humbën jetën 15 persona.
Në krye të kolonës janë vendosur 15 kurora me emrat e të ndjerëve.
Ndryshe, kryeministri serb, Milosh Vuçeviq ka dhënë dorëheqje disa javë pas tragjedisë pas një presioni të madh të publikut. Megjithatë, studentët kërkojnë që përgjegjësitë të dalin para drejtësisë./Telegrafi/