Categories VENDI

MMJPH: Intensifikohen aktivitetet nga komunat për ajër më të pastër në javën e fundit të janarit

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor njofton se sipas detyrimeve nga Plani i Veprimit me masa afatshkurtra për ajër të pastër për sezonin e ngrohjes 2024-2025, komunat Ohër, Manastir, Shtip, Tetovë, Prilep, Gazi Babë, Kisella Vodë, Strumicë dhe Krushevë dërguan Raport për aktivitetet e realizuara për periudhën nga 27 deri më 31 janar 2025.

Nga MMJPH thonë se në Ohër, fokusi është vënë në kontrollin e rregullshmërisë së automjeteve dhe zvogëlimin e gazrave të dëmshme nga trafiku, ndërsa është realizuar një inspektim i jashtëzakonshëm në dy vend-ndërtimore, ku nuk janë vërejtur emisione të ndaluara nga substancat ndotëse.

“Shërbimet inspektuese të Komunës së Manastirit gjatë gjysmës së dytë të janarit kanë kryer inspektime kontrolluese në tri instalacione me leje B dhe i kanë detyruar ato të marrin masa për të ulur emisionet në ajër në kufijtë e lejuar nga ligji. Aktualisht priten rezultatet nga matjet e reja. Po ashtu, janë kryer inspektime në 11 autoservise për trajtimin e mbeturinave dhe nuk është konstatuar djegia e vajit të mbeturinave, dhe me të njëjtin po veprohet në përputhje me ligjin: është ruajtur përkohësisht në kushte të sigurta dhe i është dorëzuar subjekteve të autorizuara. Gjatë kontrollimeve të vazhdueshme, inspektorët komunalë nuk kanë konstatuar djegie të mbeturinave në hapësira të hapura”.

“Në komunën e Shtipit janë kryer 5 mbikqyrje inspektuese tek subjektet juridike që posedojnë B-LEI, nga të cilat për 3 janë lëshuar aktvendime për veprim, përkatësisht ato janë detyruar të kryejnë matjet e përcaktuara në lejet e tyre. Po ashtu, janë kryer 14 inspektime të jashtëzakonshme tek subjektet që posedojnë elaborat për mbrojtjen e mjedisit, nga të cilat për 6 subjekte juridike që kryejnë aktivitetin – përpunimi i drurit dhe produkteve drurore, përfshirë edhe prodhimin e mobiljeve, është lëshuar aktvendim për veprim për matjet sipas Elaboratit”.

“Në komunën e Tetovës, shërbimet inspektuese kanë kryer mbikëqyrje inspektuese. Shërbimet inspektuese në Ohër kanë kryer mbikëqyrje inspektues tek 5 subjekte juridike që kanë B leje ekologjike të integruar dhe Elaborat për mbrojtjen e mjedisit dhe për këto subjekte nuk janë vërejtur shkelje. Në procesin e prodhimit, dy subjekte përdorin energji elektrike, ndërsa tre përdorin dru për ngrohje (kryesisht bukë-pjekës)”.

“Komuna e Prilepit gjatë javës së përmendur ka realizuar 5 mbikëqyrje inspektuese, nga të cilat 4 janë autoservise, dhe një është tek subjekti juridik që kryen gërmim të mermerit. Tek autoserviset janë kryer matje të emisioneve nga burimi stacionar”.

“Në komunën e Shkupit, Gazi Babë, janë kryer mbikqyrje inspektuese në përputhje me dispozitat e Ligjit për hapësirat e gjelbra urbane, ku inspektorët komunalë të komunës së Gazi Babës kanë shqiptuar 12 gjoba. Po ashtu, janë shqiptuar 7 gjoba në përputhje me Ligjin për pastrimin publik, dhe është realizuar një inspektim i të gjitha pikave kritike ku shpesh ndodhin shkelje në lidhje me depozitimin dhe/ose djegien e mbeturinave, dhe është shqiptuar një gjobë për depozitimin e papërshtatshëm të mbeturinave”.

“Në lidhje me inspektimin e subjekteve juridike që disponojnë B- Leje të Integruar Ekologjike, është bërë një inspektim në 2 servise automekanike në territorin e Komunës së Gazi Babës, ku nuk janë konstatuar shkelje. Gjatë javës së përmendur, gjatë inspektimit të rregullt dhe kontrollit të ngrohjes në serviset e vogla, nuk është gjetur djegie e mbeturinave. Është konstatuar se një problem serioz për Komunën e Gazi Babës janë familjet që ngrohen duke djegur mbeturina druri (dërrasa, mbeturina druri dhe të ngjashme). Janë paralajmëruar 2 persona fizikë për këtë shkelje dhe u është urdhëruar që menjëherë të largojnë mbeturinat nga oborret e tyre dhe të përdorin dru për ngrohje”, thonë nga MMJPH.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *