Categories VENDI

Pacientja në Spitalin “8 Shtatori” në Shkup thotë se është sulmuar nga mjeku! MPB: Edhe mjeku thotë se e ka sulmuar pacientja

Cvete Ivanovska, paciente në repartin e Neurologjisë në Spitalin “8 Shtatori” në Shkup pretendon se është sulmuar fizikisht nga një mjek në këtë spital, përcjell TV21.

“Këtu, ai u gjuajt tek unë, unë e shtyva…e shtyva, i them me cilën të drejtë po më bërtet? Çka më ke ti mua? Çka të kam bërë? I tmerrshëm! Si quhet mjeku? Ilija Zdravkovski. E di se kush është? Nuk e njoh. Erdhi nga andej dhe më tha: Pse bërtet? Pse bërtet? I them doktor vetëm, i tregova dorën që t’i them se infuzioni nuk qarkullon, për këtë. Më shkundi për dore. I thash kë po e godet ti? Çfarë më ke ti mua, nënë? Dhe ai sërish më shkundi, filloi të bërtas, shkoni në psikiatër, largojeni këtë nga këtu”, tha Ivanovska për TV21.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se edhe mjeku ka denoncuar në Polici se ka qenë i sulmuar nga pacientja.

“Sot (05.02.2025) në SPB Shkup, një paciente ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga mjeku në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” në Shkup. Më vonë, mjeku ka raportuar edhe në SPB Shkup se është sulmuar fizikisht nga një pacient në spital. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *