
Sot zyrtarisht do të vihet në funksion stacioni i ri i kompresorit për klinikat kirurgjikale. Në këtë aktivitet, siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë do të marrë pjesë edhe ministri Arben Taravari.
Në maj të vitit të kaluar sallat e operacionit në Qendrën klinike u mbyllën për shkak të një arome të pakëndshme. Për intervenime të shpejta pacientët janë udhëzuar në Klinikën universitare për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” dhe Spitalin e përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”. Stacioni i kompresorit i ndërtuar rreth 33 vjet më parë duhej të ishte ndërruar tre vjet më parë. Mosfunksionimi i bllokut operativ u cilësua si goditje e rëndë për Qendrën klinike si shtyllë e shëndetësisë.Sot zyrtarisht do të vihet në funksion stacioni i ri i kompresorit për klinikat kirurgjikale. Në këtë aktivitet, siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë do të marrë pjesë edhe ministri Arben Taravari.
Në maj të vitit të kaluar sallat e operacionit në Qendrën klinike u mbyllën për shkak të një arome të pakëndshme. Për intervenime të shpejta pacientët janë udhëzuar në Klinikën universitare për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” dhe Spitalin e përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”. Stacioni i kompresorit i ndërtuar rreth 33 vjet më parë duhej të ishte ndërruar tre vjet më parë. Mosfunksionimi i bllokut operativ u cilësua si goditje e rëndë për Qendrën klinike si shtyllë e shëndetësisë.