
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar të dhënat e fundit të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Në përditësimin e fundit të bërë në orën 13:09, nga 2 mijë e 533 vendvotime, 2 mijë e 362 prej tyre janë procesuar, ose 93.25 për qind, shkruan Zeri.info.
Sipas këtyre të dhënave, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 41.01 për qind, ose 322 mijë e 376 vota.
Partia e dytë është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) deri më tani ka arritur t’i mbledhë gjithsej 176 mijë e 570 vota, ose 22.46 për qind, raporton Zeri.info.
Në vendin e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me 17.66 për qind, ose 138 mijë e 833 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka arritur që deri më tani të mbledhë gjithsej 59 mijë e 36 vota, ose 7.51 për qind.https://zeri.info/inarticle.html
KËTU mund t’i shihni në kohë reale rezultatet e përditësuara nga KQZ-ja. /Zëri
