
Një tërmet me magnitudë 5.2 goditi të martën qytetin e Zarës në Kroacinë qendrore.
Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC), lëkundjet kanë prekur Zadarin dhe qytetet përreth. Tërmeti është ndjerë edhe në Bosnje-Hercegovinën fqinje, transmeton Klankosova.tv
EMSC konfirmoi një pasgoditje pas tërmetit fillestar, megjithëse nuk raportohet për dëme apo viktima.
Kujtojmë se, në vitin 2020, Kroacia u godit nga një tërmet që la të vdekur shtatë persona dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale, njofton Klankosova.tv