
Në 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës është zhvilluar ceremonia e parakalimit të FSK dhe Policisë së Kosovës.
Në fjalën e saj presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u shpreh se Kosova nuk u dorëzua, rezistoi e luftoi pa u përkulur përballë dhunës, padrejtësisë e mizorive.
“Ne jemi shteti dhe Republika që nuk ndalet ecën përpara me krenari. Pra nesh sot do ta dalë forca e sigurisë së Kosovës, me profesionalizëm përkushtim dhe guxim, FSK ka treguar se ëhstë krenaria e shtetit. Ushtria jonë do të jetë gjithnjë në mbrojtje të paqes dhe sigurisë”, tha ajo.
Osmani përmend edhe ish-presidentin Ibrahim Rugova, teksa shtoi se sot qëndrojnë krenarë para flamurit kombëtar.
“Në këtë ditë të madhe të historisë sonë, në këtë 17-vjetor të Pavarësisë së Republikës, qëndrojmë krenarë para flamurit tonë të dashur, nën qiellin e lirë të atdheut tonë për ta nderuar rrugëtimin e lavdishëm të kombit tonë drejt lirisë, sovranitetit dhe shtetësisë së plotë”, tha më tej ajo.