Categories RAJONI

Grenell: Thaçi, ati themeltar i shtetësisë së Kosovës do të duhej të festonte sot në Prishtinë, jo pas hekurave

Emisari amerikan për misione të posaçme, Richard Grenell, ka uruar Pavarësinë e Kosovës, duke e përmendur mospraninë e atij që e shpalli pavarësinë, Hashim Thaçi, për festë në Prishtinë.

Teksa ka uruar miqtë e tij në Kosovë për këtë festë, ai ka thënë se ky moment historik është lënë në hije nga një padrejtësi “e rëndë”.

“Themeluesi i shtetësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë – jo pas hekurave në Hagë. Evropianët nuk kanë arritur të veprojnë kundër kësaj padrejtësie në 5 vitet e fundit”, ka shkruar Grenelli në platformën “X”.

Sipas tij, institucionet e Kosovës kanë dështuar të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për t’i dhënë fund kësaj, siç e ka quajtur ai, padrejtësie – për shkak të politikës.

“Ky burgim i padrejtë duhet të marrë fund”, ka shtuar ai, duke e përmendur edhe emrin e kryeprokurorit në Hagë, Jack Smith.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *