Partitë politike për zgjedhjet, VMRO: S’ka logjikë të shkohet në zgjedhje të ndara

Pushteti dhe opozita vazhdojnë të kenë qëndrime të kundërta për sa i përket zgjedhjeve. VMRO-DPMNE ka hequr dorë nga zgjedhjet e parakohshme, por insiston që raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të mbahen njëkohësisht.

Në një intervistë javore për Radion Evropa e Lirë, nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikollovski përjashtoi mundësinë për koalicionin qeveritar me BDI-në pas zgjedhjeve, kurse përsëriti qëndrimin se ndryshime kushtetuese nën diktimin bullgar nuk do të ketë as para dhe as pas zgjedhjeve.

“Vetëm një muaj e gjysmë deri në dy muaj është diferenca mes zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, nuk ka kuptim të shpenzojmë dyfish më shumë para, të punësojmë dyfish më shumë këshilla zgjedhor dhe të ngrijmë të gjithë vendin për shtatë muaj për shkak të dispozitave të tjera të Kodit Zgjedhor, pas së cilës shumë aktivitete në vend ndërpriten gjatë zgjedhjeve, nuk morëm një kundërargument të besueshëm nga pala tjetër pse është më mirë nga pikëpamja ekonomike mbi të gjitha dhe nga një pikëpamja praktike që Maqedonia të ketë dy cikle zgjedhore dhe jo një cikël të kombinuar zgjedhor. Ndryshime kushtetuese nuk do të ketë as para as pas zgjedhjeve nën diktimin bullgar dhe kjo tashmë është një temë e mbyllur”, u shpreh Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE, përcjell PRESSonline.al

Nga ana tjetër LSDM është për zgjedhje të ndara. Fillimisht të organizohen poresidencialet e pastaj zgjedhje të rregullta parlamentare. Megjithatë, siç tha zëdhënësi Kaevski, ekziston gatishmëri për dialog për datën e saktë të zgjedhjeve.

“Njëherë do të mbahen zgjedhjet e rregullta presidenciale, kurse pastaj zgjedhje të rregullta parlamentare. Gjithsesi jemi të hapur për të diskutuar rreth datës së saktë të zgjedhjeve. Presim që të ketë grupe pune në Kuvend ku edhe opozita do të nominojnë anëtarë të vet, me të cilët do të vendosim datën e saktë të zgjedhjeve. Sa u përket ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, jemi të përgaditur për të biseduar për të gjitha temat. Ne kemi qëndrime principiele dhe në pajtim me ato qëndrime do të diskutojmë dhe të marrim vendime që janë në interes të qytetarëve”, theksoi Darko Kaeski nga LSDM, përcjell PRESSonline.al

Një ditë më parë, Mickoski bëri të ditur se grupi punues në Kuvend është duke negociuar për ndryshime teknike të Kodit Zgjedhor, mirëpo LSDM-ja e mohon këtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *