Myrto Uzuni, po kalon një formë të shkëlqyer me Granadën në Spanjë. Bomberi kuqezi ka shënuar tre gola në ndeshjen ndaj Kartagjenës, duke e vulosur rezultatin në 4-1 për skuadrën e tij.
14 golat e shënuar e kanë bërë sulmuesin beratas, i cili në këtë sezon ka mbajtur në disa ndeshje edhe shiritin e kapitenit te Granada, idhullin e tifozëve vendas.
Të gjithë janë të çmendur pas Uzunit dhe këtë e vërteton më së miri rrugëtimi që një tifoz i Granadës nga Argjentina, ka ndërmarrë për të takuar idhullin e tij më të madh.
Vogëlushi nga provinca e Tukaman në Argjentinë ka përshkruar mbi 11.600 kilometra për të parë nga afër duke luajtur sulmuesin kuqezi në stadiumin e skuadrës së tij të zemrës.
Lodhja e mundimi ja vlejtën pasi Granada ia plotësoi ëndrrën djaloshit argjentinas për të takuar nga afër Myrto Uzunin pas ndeshjes.