Categories BOTA

Belgjika përjeton një nga periudhat më të “errëta” nga mungesa e diellit

Që nga fillimi i dhjetorit, në Belgjikë janë parë gjithsej vetëm 6 orë e 11 minuta dritë dite. Sipas të dhënave të Institutit Mbretëror Meteorologjik, dita më me diell e këtij muaji në Bruksel ishte 1 dhjetori, kur dielli u shfaq vetëm për 3 orë e 44 minuta.

Pas 1 orë e 55 minuta dritë të ditës më 7 dhjetor, qielli u bë plotësisht gri. Instituti raportoi se mesatarja e diellit për dhjetorin ishte gjithsej 48 orë e 35 minuta dhe ky muaj do të ishte dukshëm nën këtë nivel. Që nga mesi i tetorit, Brukseli ka parë rreth 6.5 orë dritë dite në ditën më me diell.

Kur përfshihen shtatori, tetori dhe nëntori, dielli ishte i dukshëm për një total prej 259 orë e 47 minuta. Sipas institutit, mesatarja për këtë periudhë është 332 orë e 52 minuta. Sipas matjeve që nisën në vitin 1981, në 3 muajt e fundit vendi përjetoi një nga periudhat e tij më të “errëta”.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *