Një foto tronditëse nga Google Street View ka çuar në zbulimin e një vrasje në provincën e Sorias, në Spanjë.
Imazhi tronditës që tregon një burrë duke ngarkuar në mes të ditës në bagazhin e një makine “Rover” me ngjyrë të kuqe, një trup të pajetë, u kthye në një nga të dhënat të cilën policia e shfrytëzoi për të zgjidhur ngjarjen kriminale që kishte ndodhur në fshatin Andaluz.
Policët zbuluan falë kësaj fotoje nga Google Street View zbuluan mbetje njerëzore të prera, të groposura në varrezën e fshatit Andaluz, të cilat i përkasin një 33-vjeçari kuban, që u zhduk nëntorin e kaluar.
Një çift është arrestuar pasi dyshohet se kanë kryer vrasjen e tij. Të arrestuarit janë gruaja e kubanit dhe ish i dashuri i saj.
Imazhi i Google dhe përgjimet e telefonit të urdhëruara nga gjykata janë përshkruar si “vendimtare” nga shtypi lokal që mbulon gjetjen e tmerrshme në fshatin e vogël Andaluz, në provincën veriore spanjolle të Sorias.