Categories VENDI

Gjykata Penale e Shkupit e ka refuzuar kërkesën e Agim Islamit për rigjykim të rastit Alfa

Gjykata Penale e Shkupit e ka refuzuar kërkesën e Agim Islamit për rigjykim të rastit Alfa.

Gjykata Penale e Shkupit e ka refuzuar kërkesën e Agim Islamit për rigjykim të rastit Alfa, në lidhje me vrasjen që ka ndodhur para 16 vitesh në parkingun e Fakultetit Matematiko-natyror në Shkup. Rasti “Alfa”, vazhdon edhe pas kaq kohësh të jetë në fokus të opinionit për shkak se të dënuarit nuk e pranojnë fajin dhe kanë akuzuar për montim. Për të cilën, madje u krye edhe ekspertizë me të cilën, sipas mbrojtjes, Islami del se është i pafajshëm pasi që nuk ka qenë në atë ngjarje. Gjykata, i ka refuzuar ekspertizat me arsyen se nuk ka ekspertë të Byrosë për Ekspertiza dhe nuk mundet të futen ekspertë nga jashtë. Nga burgu ka reaguar edhe vet Islami. Ky vendim sipas tij është i padrejtë, ndërsa ankohet se është dorëzuar pas afatit të ankesës në Gjykatën e Apelit. /Alsat.mk


LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *