Jo një renditje, por një përzgjedhje eksperimentesh në një fazë të avancuar…
Sëmundjet e rralla, obeziteti, kequshqyerja, kanceri dhe shëndeti mendor. “Këto janë disa nga fushat e mjekësisë në të cilat 2025 mund të shohin risitë potencialisht revolucionare”. 11 ekspertë janë thirrur për të shprehur parashikimet e tyre mbi sprovat e destinuara të kenë ndikimin më të madh në shëndetin e planetit vitin e ardhshëm. Jo një renditje, por një përzgjedhje eksperimentesh në një fazë të avancuar, e cila ndihmon për të marrë një ide për fushat në të cilat kërkimi është sot më i gjallë se kurrë nga të cilat mund të mbërrijnë risi të mëdha në të ardhmen e afërt.
Përqindja e njerëzve të moshës 16 vjeç e lart që konsideroheshin mbipeshë (para-obez dhe obez) në vitin 2022 ishte 50.6% në Bashkimin Europian, sipas të dhënave që janë përditësuar së fundmi nga Eurostat-i. Shifrat përfshijnë dhe Shqipërinë, ku sipas Eurostat 56.5% e shqiptarëve mbi 16 vjeç konsiderohen mbi peshë. Në këto nivele, Shqipëria renditet e 11 dhe konsiderohet si një ndër vendet që kanë nivelin më të lartë të obezitetit në Europë, duke u ngjyrosur në hartë me blu. Më të shëndoshët e Europës janë maltezët, 62% e të cilëve konsiderohen mbipeshë. Pas tyre vjen Finlanda (59.5), Letonia (59.2), Rumania (58.9), Lituania (58.5), Polonia (57.8), Hungaria (57.5), Sllovakia (57.5), Kroacia (57.2), Turqia (57.1) dhe më pas Shqipëria (56.5).
Rikujtojmë se Zenocutuzumab është miratuar për kancerin e pankreasit dhe kancerin e mushkërive me qeliza jo të vogla (NSCLC), i cili përbën rreth 85 për qind të të gjitha rasteve të kancerit të mushkërive. Ilaçi ndihmon sistemin imunitar të shkatërrojë drejtpërdrejt qelizat e kancerit. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka dhënë miratimin e përshpejtuar për Zenocutuzumab, një ilaç i ri për të rriturit me kancer të avancuar të mushkërive dhe pankreasit. Ilaçi është trajtimi i parë gjithëpërfshirës i miratuar për kanceret që janë përhapur ose që nuk mund të hiqen me kirurgji.