Mos vendosni kurrë makijazh kur udhëtoni me aeroplan

Për shumë njerëz, vendosja e make-upit edhe në aeroplan është pjesë e përvojës së udhëtimit.

Megjithatë, ekziston një arsye pse nuk duhet të vendosni make-up në aeroplan, arsye për të cilën flet eksperti i kujdesit të lëkurës i njohur në TikTok me llogarinë @dthekorean.

Ai thotë se në vend të make upit duhet të vendosni krem hidratues.

“Mos vendosni kurrë make-up gjatë udhëtimit me aeroplan, sepse do të thajë lëkurën tuaj dhe lëkura juaj do të bëhet me vaj për kompensuar thatësinë dhe grimi i juaj do të duket i zbehtë”, shpjegoi eksperti përmes një videoje të publikuar në TikTok.

Eksperti gjithashtu tregoi se do të dukeni “i zbehtë” pas një fluturimi, sepse të qenit “aq lart pengon rrjedhjen e gjakut në fytyrën tuaj”, kështu që bërja e “disa squats” do të ndihmojë në kthimin e rrjedhës së gjakut në të gjithë trupin.

Përveç këtyre këshillave të dobishme, ai sugjeroi të vendosi SPF-in për shkak të lartësisë dhe të mbyllni dritaret kur të mundeni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *