Categories VENDI

Tërmet në Dojran

Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin tonë, i mirëmbajtur nga Observatori sizmologjik pranë Fakultetit Shkenca-Matematik në Shkup, mëngjesin e sotëm të datës 16.11.2024 në ora 05:31 ka regjistruar tërmet. Epiqendra e të cilit ndodhet 80 km në juglindje të Shkupit, në zonën epiqendrore Dojran-Kukush me magnitudë lokale të Rihterit ML3.0.

Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndjerë në Dojran dhe rrethinë me intensitet III gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *