Categories VENDI

Kërcënime e pasiguri: Realiteti i vrazhdë i gazetarëve në Maqedoninë e Veriut

Kërcënimet dhe sfidat e punës në terren

Raporti thotë se ambienti i favorshëm për gazetarët në Maqedoninë e Veriut është zhdukur, duke i bërë ata të ndihen të pasigurt dhe të kufizuar në punën e tyre. Kurse në rubrikën për mbrojtjen e gazetarëve, thuhet se Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut (MPB) ka regjistruar shtatë raste sulmesh ndaj gazetarëve në vitin 2023.

“Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë [SHGM] regjistroi pesë incidente ndaj gazetarëve, ku tre prej tyre përfshinin kërcënime jo fizike dhe ngacmime, ndërsa dy raste përfshinin kërcënime ndaj jetës dhe sigurisë fizike të gazetarëve”, thotë Raporti.

Një nga këto raste, është edhe ai i gazetarit të TV21, Senat Zylbehari, i cili për Radion Evropa e Lirë, thotë se gjatë 16 vjetëve të tij si gazetar, është kërcënuar në shumë forma.

“Vetëm para një viti, teksa po raportonim për një djegie të një deponie, e cila ishte thuajse e kundërligjshme, në fushën e Pollogut, një person që u prezantua si pronar i deponisë, jo vetëm që më kërcënoi mua, por edhe të gjithë gazetarët e tjerë, të pranishëm aty. Edhe pse aty ishin forca policore. U detyruam të kërkojmë ndihmën e tyre për t’u mbrojtur”, tregon Zylbehari.

Ai shton se rastet e këtilla dekurajojnë gazetarët.

“Të nesërmen, me të arritur në vendngjarje, pasi zjarri ishte ende aktiv, shoh kolegët që ishin rreth një kilometër larg nga vendi i ngjarjes, pasi kishin frikë të afroheshin. Në koordinim me ta, dhe me mua përpara tentuam të futemi përsëri, kur prapë u përballa me të njëjtin person, në prani të policisë. Kësaj radhe duke na shtyrë edhe fizikisht”, përfundon Zylbehari, duke nënvizuar se nga gjithë ngjarja, i njëjti person u dënua me vetëm 50 euro gjobë, për prishje të qetësisë publike.

Në anën tjetër, Blazhevski thotë se personalisht nuk ka përjetuar sulme apo kërcënime të këtilla, por shton se ka “raste presioni ndaj një pjese të madhe të gazetarëve në vend, që punojnë mbi tema të ndjeshme”.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *