Categories VENDI

Radmila Sekerinska emërohet zv/sekretare e Përgjithshme e NATO-s, ministri Hasani: Forcojmë angazhimin tonë të përbashkët për paqe dhe stabilitet

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka uruar Radmila Sekerinskan nga Maqedonia e Veriut për emërimin e saj si Zëvendës Sekretare e Përgjithshme e NATO-s. Në një postim në rrjetet sociale, Hasani e cilësoi këtë një moment të rëndësishëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se kjo është hera e parë që një përfaqësuese e një aleati të NATO-s nga Ballkani emërohet në këtë rol të lartë.

“Urime Radmila Sekerinska për emërimin tuaj si Zëvendës Sekretare e Përgjithshme e NATO-s! Është një kënaqësi të shohim që ky rol ka marrë për herë të parë besimin e një përfaqësueseje të shquar nga një aleat i NATO-s në Ballkanin Perëndimor,” shkruan Hasani në postimin e tij.

Ai shtoi se ka shumë pritshmëri për bashkëpunimin me Sekerinskan, duke theksuar rëndësinë e adresimit të sfidave të sigurisë rajonale dhe globale, si dhe forcimin e angazhimit të përbashkët për paqen dhe stabilitetin.

“Pres me padurim bashkëpunimin e ngushtë për të adresuar sfidat e sigurisë në rajon dhe globalisht dhe për të forcuar angazhimin tonë të përbashkët për paqe dhe stabilitet,” përfundoi Hasani.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *