Categories KURIOZITETE

Zbulohen 2 vrima të zeza që thithin mjegullnajë gazrash

Vrojtohen 2 vrima të zeza që thithin një mjegullnajë gazrash. Fenomeni ka ndodhur 1 miliard vite dritë larg dhe dy vrimat e zeza kanë një masë rreth 40 mln herë më të madhe se ajo e Diellit.

Fenomeni prodhon pulsime që përsëriten periodikisht duke gjeneruar një sinjal, nëpërmjet të cilit astrofizikantët e kanë përpunuar dhe pas shumë studimesh kanë rindërtuar fenomenin që e prodhon. Sinjali i parë është arritur të kapet në Observatorin Palomari në Kaliforni në vitin 2021.

Pas sinjaleve të marra, astrofizikantët fillimisht hodhën hipotezën se bëhej fjalë për shkatërrimin e një ylli që ishte afruar shumë me një vrimë të zezë, por pas shumë studimeve rezulton se është një mjegullnajë të tërë që gëlltitet nga dy vrimat e zeza. Kjo ngjarje kozmike dhe evolucioni i këtyre sistemeve nuk ishin hasur deri më sot asnjëherë.

Dy vrimat e zeza gjenden në një galaktikë me siglën 2MASX dhe janë larg 26 miliard vite dritë e sipas astrofizikantëve janë të destinuara të bashkohen pas rreth 70 mijë vitesh.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *