Beograd
Një grup aktivistësh serbë u mblodhën sot në Beograd për të protestuar kundër vendimit për prishjen e Urës së Vjetër të Savës që u ndërtua nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, raporton Anadolu.
Grupi tha se ura, e cila u ndërtua në vitin 1942 dhe parashikohej të prishej më 1 nëntor nga Ministria e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, është historike.
Aktivistët marshuan drejt një ure tjetër, e njohur nga banorët si “Ura e Brankos”, për të bllokuar trafikun pasi një prani e madhe e policisë ishte në Urën e Vjetër të Savës.
Duke u kthyer në Urën e Vjetër të Savës, grupi u bëri thirrje të gjithëve të dilnin jashtë.
Policia ndaloi liderin e lëvizjes “Fillimi për Ndryshim”, Savo Manojlloviq.
Ai më pas u largua nga ura dhe u mor në një stacion policie ku u thirr një ambulancë për shkak se kishte disa probleme mjekësore, raportojnë mediat. Manojlloviq më vonë u transferua në Qendrën Emergjente.
Ministri i Brendshëm Ivica Daçiq tha se Manojlloviq u arrestua sepse u përpoq të çante kordonin e policisë.
Ai tha se policia nuk do të lejojë që të prishet rendi publik dhe se ata që janë agresivë ndaj policisë do të ndalohen.
Heqja e shinave të tramvajit dhe asfaltit nga Ura e Vjetër e Savës filloi herët gjatë ditës së sotme.