Categories VENDI

A po përsëritet rasti i Tiranës edhe në Tetovë?! Një nxënës sulmohet nga një grup nxënësish para Shkollës së Mesme të Mjekësisë

Hiq më larg se dje, Tirana është tronditur nga rasti i vdekjes së Martin Canit, 14-vjeçarit që humbi jetën si pasojë e plagëve që mori nga sulmimi i bashkëmoshatarëve të tij, transmeton TV21.

Por sot, një sulm fizik mes nxënësve ka ndodhur edhe në një nga shkollat e Tetovës në Maqedoninë e Veriut.

Një nxënës, siç mëson TV21 është sulmuar nga një grup nxënësish dhe se rasti tashmë është denoncuar në polici.

TV21 qëndroi në vendin ku raportohet se ka ndodhur ngjarja, forca të shumta policore janë parë duke siguruar vendin, ndërkaq mësohet se dy persona janë ndaluar në Stacion Policor.      https://www.facebook.com/share/v/1AsnqVzJUE/

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *