Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë të jashtëzakonshme për media pas sulmit në kanalin kryesor të Ibër- Lepencit ka njoftuar se e ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.
“Menjëherë pas kësaj konference unë do ta takojë komandantin e KFOR-it dhe do të mbajmë një mblidhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.”, ka bërë të ditur kryeministri.
Ai në konferencë tha se ky sulm vije nga Serbia dhe e quajti sulm terrorist.