Categories SHOWBIZZ

Adelina Ismaili rrëfen periudhën e errët të jetës: Shkrimi që më detyroi të mbyllesha tre muaj në dhomë

Adelina Ismaili ka dhënë një intervistë jete përballë Mira Kazhanit ku ka treguar edhe për ato pengjet tona, të thashethemeve që dëgjonim poshtë e lartë në vitet `90 – 2000. Pati një periudhë shkëputjeje në Shqipëri në ato vite, u tha se Adelina, ylli i asaj kohe, për diçka ishte mërzitur me Shqipërinë. Në fakt, e vërteta ka qenë krejt ndryshe.

Adelina rrëfeu në ZëmeMirën se Shqipëria e ka dashur gjithmonë shumë dhe ka qenë streha e saj e sigurt, por në Kosovë vazhdimisht është sulmuar. Ajo tregon për përgjigjet që i bëheshin asaj dhe një bisede private me nënën, që u shndërrua në një titull prej të cilit nuk doli tre muaj nga dhoma.

“Mua po më ndodhnin dy paradokse, në një anë, isha në kulm të famës. Në anën tjetër, unë kisha aq shumë sulme. Kishte kapërcyer edhe kufijtë e njerëzores. Unë isha e sulmuar nga një aparat i tërë. Atëherë kishim gazeta, nuk kishim portale siç kemi sot. Isha e sulmuar nga televizioni publik në Kosovë. Por kjo ndodhte sepse unë isha e rrjeshtuar në një vijë politike dhe nuk e kam fshehur kurrë sepse i kam kushtuar këngë, krahas Ibrahim Rugovës. Ishte një moment kur përgjoheshin bisedat e mia dhe të mamit, në postë ilegalisht. Ishte publikuar në faqen e parë të një gazete një bisedë shumë intime me mua, mes meje dhe mamit. Nuk dola tre muaj nga shtëpia, as në shkollë nuk shkova sepse ishte shumë vulgare, banale, u banalizua. Unë e mami po flisnim për një cikël femëror dhe tituli ishte: A po përgjaket filan parti nga Adelina Ismaili. Dhe pas asaj unë nuk mund të shkoja në shkollë t’i shikoja profesorët e mi në sy”, tregoi Adelina duke vërtetuar edhe njëherë atë që të gjithë dimë, fama në e madhe, në moshë të vogël, ka kostot e saj.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *