Categories VENDI

DERI 100 MIJË DENARË MBËSHTETJE PËR NXËNËSIT DHE STUDENTËT PËR BLERJEN E INSTRUMENTEVE MUZIKORE

Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut do të mbështesë nxënësit dhe studentët nga sfera e muzikës për blerjen e instrumenteve muzikore për nevoja arsimore.

“Ministria bën kthimin e një pjese të paguar të mjeteve për blerjen e instrumentit muzikor në vlerë prej 75% nga mjetet e paguara, mirëpo jo më shumë se 100.000 denarë për instrument, për blerjen e 25 instrumenteve muzikore nga ana e nxënësve të rregullt të regjistruar në shkollat e mesme shtetërore në të cilën realizohen plane dhe programe për art muzikor”, raportoi Ministria, duke theksuar që kjo mundësi është edhe për studentët e muzikës.

Konkursi për kthimin e mjeteve për instrumente muzikore të blerë për vitin shkollor e akademik 2024/2025 do të jetë i hapur deri më 10 janar të vitit 2025.

“Aplikimi bëhet në formë elektronike. Studentët të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit duhet të plotësojnë aplikacionin elektronik dhe t’ia bashkëngjisin dokumentacionin përkatës në ueb faqen në vazhdim: http://e-uslugi.mon.gov.mk”, sqaroi Ministria.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *