Manchester City ka humbur katër ndeshje radhazi në Premier League për herë të parë në 16 vjet.
Skuadra e Pep Guardiolës humbi nga Liverpool 2:0 në ndeshjen e xhiros së 13-të të Premier League.
Më parë, “qytetarët” humbën nga Bournemouth (1:2), Brighton (1:2) dhe Tottenham (0:4). Kjo nuk i ka ndodhur Cityt në Premier League që nga gushti 2008.
Gjithashtu, Pep Guardiola ka humbur katër ndeshje radhazi në ligë për herë të parë në karrierën e tij si trajner.