Një grua është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e të dashurit, të cilit ia mbylli zinxhirin e valixhes – duke e lënë të vdesë nga asfiksimi – në atë që ajo po e cilëson si një histori të dhunës fizike dhe abuzimit me alkool, shkruan Sky News.
Sarah Boone, 47-vjeçe nga Florida, i tha detektivëve të zyrës së sherifit në qarkun Organge, se ajo dhe partneri Jorge Torres kishin pirë shumë alkool dhe kishte luajtur kukafshehtas – duke menduar se do të ishte argëtuese nëse Torres që peshonte 47 kilogramë të futej në një valixhe të madhe me ngjyrë të kaltër gjatë shkurtit të vitit 2020.
Kështu pas shumë gotave vendosi të shkojë në dhomë për të fjetur – duke besuar se Torres do të mund të dalë nga valixhja në shtëpinë e tyre në Winter Park të Orlandos, transmeton Telegrafi.
Kur u zgjua të nesërmen në mëngjes, nuk arrinte ta gjente – dhe iu kujtua ku ishte, hapi valixhen dhe e gjeti pavetëdije partnerin. I telefonoi policisë, me t’u shfaqur në shtëpinë e tyre ajo u arrestua.
Por videot që janë gjetur në telefonin e saj, shfaq Torres duke bërtitur se nuk po mund të merrte frymë dhe vazhdimisht kishte thirrur emrin e saj.
Prokurori William Jay tha se ajo kishte injoruar lutjet e tij sepse donte ta “terrorizonte”, duke e “goditur me shkop bejsbolli”.
Në video ajo dëgjohet duke thënë: “Po, kjo ndodhë kur më ngufat. Kështu jam ndier kur më tradhtoje”.
Në gjykatë, Boone tha se ka vepruar në vetëmbrojtje pasi ndihej e kërcënuar për shkak të incidenteve të dhunshme që dyshja i kishin patur në të kaluarën.]