Koalicioni VLEN nëpërmjet një komunikate drejtuar mediave i kanë reaguar BDI-së, ku kjo e fundit kërkon veting për të gjithë politikanët në Maqedoninë e Veriut në 30 vitet e fundit. Nga VLEN theksojnë se “kur BDI flet për vetting, është njëjtë sikur t’ia kthejë shpinën aleatit të përhershëm të shqiptarëve, SHBA-së”.
Kumtesa e plotë e koalicionit VLEN.
Kur BDI flet për vetting, është njëjtë sikur t’ia kthejë shpinën aleatit të përhershëm të shqiptarëve, SHBA-së. Kjo parti tenton të tallet si me shqiptarët, ashtu edhe me mikun e përhershëm të tyre. Nuk ka kaluar as një javë kur SHBA-të futën në listë të zezë hijen e Ali Ahmetit, Artan Grubin.
Meqë kanë dëshirë të flaktë për vetting, tashmë vetting BDI-së i bëri Artan Grubi.
Shqiptarët e dijnë mire se në prapavijë të retorikës së zjarrtë “patriotike” fshihen interesat e pastra financiare të klanit të oligarkëve politikë, të cilëve po u troket në derë përgjegjësia për korrupsion! E këtë ua bëri me dije edhe aleati jonë i përhershëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shqiptarët dhe SHBA-të mos i konsideroni naivë. Për shqiptarët dhe shtetin po vijnë ditë të bardha, ndërsa për keqpërdoruesit dhe zhvatësit do të vijnë ditë të zeza ku të gjithë do të dalin para drejtësisë.