Categories VENDI

Sfidat që po i praktikojnë nxënësit në TikTok, kërkesë për ndalim të aplikacionit

“Rrjeti Tik Tok duhet të ndalët tërësisht.” “Fëmijët duhet të monitorohen nga prindërit se çfarë shohin në rrjetet sociale.” Ishin disa nga përgjigjët e qytetarëve të pyetur se a duhet të ndalohet tërësisht përdorimi i TikTok-ut.

“Mendoj se duhet të ndalohet, në disa shtete veç më është ndaluar Tik Tok. Unë jam i rritur dhe nuk e përdori. Kam tre fëmijë dhe ata nuk kanë Tik Tok sepse aty ka gjithçka. I ke parë këto sfidat e fundit? Po i kam parë që hidhen. Fillimisht nuk janë të edukuar  nga shtëpia mos e bëftë Zoti mund të mbetet në vend”, tha një qytetar.

“Unë nuk përdori Tik Tok kam lexuar për të dhe mendoj se duhet të ndalohet sepse ndikon keq tek të rinjtë dhe janë shumë të ngarkuar me telefona dhe mirë do të ishte të dalin në natyre dhe të angazhohen me punë tjera dhe të krijojnë”, u shpreh një qytetar.

Nga ana tjetër të rinjtë edhe pse e përdorin këtë aplikacion, thonë se janë prindërit që duhet të edukohen më shumë.

“Unë mendoj se duhet të ndalohet në moshë të caktuar deri në moshën 16 vjeçare. E shoh që në shtetet tjera e bëjnë këtë gjë. Fëmijëve nuk duhet tu lejohet por tinejxherët deri në 16 apo 17 mund të përdorin. I ke parë sfidat Supermen? Po i kam parë. Është sfidë koti ajo. Pra sipas jush, prindërit duhet të edukohen dhe të kontrollojnë? Po, mendoj se ajo duhet të bëhet”, shtoi një qytetar.

Shteti nuk do ta ndalojë Tik-Tok-un por do të përqendrohet më shumë në edukimin e prindërve dhe fëmijëve. Sipas Ministrit të Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski Qeveria nuk planifikon të kufizojë përdorimin e “TikTok” pasi incidenteve ku disa fëmijë përfunduan në spital edhe me fraktura nga sfida e quajtur “Superman”.

“Mendoj se duhet të punojmë me prindërit dhe që të mos me kuptojnë gabimisht por mendoj se ka mungesë në edukimin e të rinjve dhe për këtë na ndodhin këto gjëra. Mediumet sociale janë forme e ndarjes së këtyre informatave por informatat rrjedhin nga të rinjtë apo fëmijët dhe nga mungesa e edukimit tek prindërit sepse kësi lloj sfidash ka pasur edhe më herët por janë ndarë në mënyra tjera dhe jo nëpërmjet rrjeteve sociale”, deklaroi Stefan Andonovski – Ministri i Transformimit Dixhital.

Vetëm në Shkup, në spitalin Nënë Tereza, nga sfida e njohur si “Supermen” në Tik Tok, përfunduan mbi 10 fëmijë të lënduar, disa prej tyre me fraktura. Më i riu ishte vetëm 10 vjeçar. /Alsat.mk

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *