
Bitcoini ka arritur një rekord të ri prej 106,000 dollarësh të hënën, raportoi Reuters.
Kjo rritje ndodhi pasi presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se e ka në plan ta krijojë një rezervë strategjike bitcoin, të ngjashme me rezervën e naftës.
Bitcoin, kriptomonedha më e madhe dhe më e njohur në botë, arriti vlerën maksimale prej 106,533 dollarësh dhe u tregtua për herë të fundit me 2,6% në 103,917 dollarë. Kripto-eteri më i vogël u rrit me 0.4% në 3,918 dollarë.
Bitcoini është rritur për 192 për qind pët këtë vit.
Përveç SHBA-së, Kina, Britania e Madhe, Butani dhe El Salvadori janë vendet e tjera me sasi të konsiderueshme të bitcoinit, sipas të dhënave të publikuara nga “BitcoinTrasuries”.
Vende të tjera gjithashtu kanë marrë në konsideratë rezervat strategjike të kriptomonedhave.
Bitcoin është rritur më shumë se 50 për qind që nga zgjedhjet e 5 nëntorit, të cilat e përcaktuan Trumpin si fitues. Vlera totale e tregut të kriptomonedhave pothuajse është dyfishuar gjatë vitit deri më tani për të arritur një rekord mbi 3.8 trilionë dollarë.