Categories SHOWBIZZ

Rikthehet një deklaratë e Luiz Ejllit nga Big Brother VIP për Parashqevi Simakun

Këto ditë është rikthyer në vëmendje të madhe këngëtarja e njohur, Parashqevi Simaku. Kjo pasi ditë më parë iu publikua një video në rrjete sociale, ku shihej si e pastrehë, duke kërkuar ndihmë në një nga stacionet në New York.

Këngëtarja dukej në gjendje jo të mirë dhe shumë njerëz reaguan duke i ofruar ndihmë për faktin se si një artiste kaq e madhe arriti në një situatë të tillë.

E veç kësaj, në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë edhe një video — një deklaratë e Luiz Ejllit e bërë në Big Brother VIP Albania 2.

Gjatë një sfide ku ishte së bashku me banoren tjetër, Dea Mishel, Luizi kishte përfshirë në bisedë Parashqevi Simakun.

Pjesë nga biseda e tyre:

Luiz Ejlli: Trego për dashurinë tënde të parë? Çfarë të tregoj.

Dea Mishel: Sa vjeç ke qenë?

Luiz Ejlli: 14 vjeç, jo më fal 12. Jam dashuruar me Parashqevi Simakun.

Dea Mishel: O Luiz, diçka që mund të ketë ndodhur në shkollë.

Luiz Ejlli: Për Zotin.

Dea Mishel: Mirë me Parashqevin na trego.

Luiz Ejlli: U shkatërrosha. Rrija gjithë ditën para televizorit duke e parë, idhulli im. Dilte Parashqevia unë sytë xixa.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *