Categories VENDI

Panel-diskutim: “Diskriminimi dhe shprehja e urrejtjes në media dhe komunikim publik”

Instituti për Media dhe Analitikë (IMA) sot organizon panel-diskutim me temën “Diskriminimi dhe shprehja e urrejtjes në media dhe komunikim publik”.

Siç njoftoi organizatori, panelistë do të jenë Limko Bejzaroski, kryetar i Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi, Biljana Georgievska, drejtoreshë e Këshillit për Etikë në Mediat e Maqedonisë, Sllavica Anastasovska nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe Sara Milenkovska nga koalicioni Margini.

“Ata do t’i prezantojnë rezultatet kyçe nga analizat e tyre mbi këtë temë. Pas prezantimeve të panelistëve, është parashikuar edhe diskutim me pjesëmarrësit dhe të pranishmit në panel diskutim, njoftoi IMA.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *