Aktorja amerikane Sharon Stone ka komentuar zërat se është në një lidhje romantike me kolegun e saj Kevin Costner, të cilin e njeh prej 30 vitesh.
“Unë e njoh Kevin Costner për ndoshta 30 vjet dhe mendoj se nëse nuk kemi filluar një lidhje deri më tani – nuk do ta bëjmë kurrë,” tha Stone, duke i hedhur poshtë spekulimet.
Edhe pse gazetarët përmendën se të dy ishin beqarë dhe ajo ishte “hot”, aktorja tha me shaka: “Jam hot!”. Kjo është pjesa e vërtetë e historisë”.
Gjegjësisht, Stone ka adresuar komentet, të cilat kanë dalë pas ndarjes së çmimeve të guvernatorit në Hollywood dhe deklaratave të dëshmitarëve të cilët kanë thënë se aktorët kanë flirtuar me njëri-tjetrin dhe se kanë shkëmbyer numra.
Para kësaj, të dy kanë qenë në darkën e Brunello Cuccinelli në Chateau Marmont, por nuk dihet nëse kanë biseduar dhe shoqëruar. Aktorja është fotografuar me aktorët Jon Hamm dhe Chris Pine , dhe Costner veçmas me Hamm dhe aktoren Sophia Bush.